Vendosni fjalën kyçe....

Ajsbergu që fundosi Titanikun mund të shfaqet në një foto të bërë në vitin 1912


Fotoja e rizbuluar e shkrepur dy ditë pasi Titaniku u mbyt, do dalë në ankand këtë muaj. Fotoja, e bërë nga John Snoë Jr, mund të tregojë ajsbergun që fundosi anijen gjigante në udhëtimin e saj të parë 112 vjet më parë, më 14 prill.

Kur Titaniku u fundos 640 kilometra larg Nwëfoundland, Kanada, mbi 1500 pasagjerë, nga 2200 që ishin në bordin e tij, vdiqën, shumë nga mbytja ose hipotermia. John Snow Jr ishte shefi i drejtorëve të agjencisë funerale “John Snoë & Co” dhe u thirr në rrënojat e Titanikut për të ndihmuar në mbledhjen e disa trupave për varrim.

Ai ishte në bordin e anijes ‘Cable Mackay-Bennett’, e para nga katër anijet me qira që arritën pranë vendit ku u mbyt Titaniku për të kërkuar trupa. Ekuipazhi i ‘CS Mackay-Bennett’ nxori 306 trupa nga uji.

Pasagjerët e klasit të parë, duke përfshirë Isidor Straus, pronar i dyqanit Macy, u balsamosën në bordin e anijes dhe u vendosën në arkivole, pasagjerët e klasit të dytë u balsamosën dhe u mbështollën me kanavacë dhe 116 pasagjerë të klasit të tretë dhe ekuipazhi u lanë në det.

Sigurimi i jetës, një koncept mjaft i ri asokohe, ka të ngjarë të ketë diktuar një pjesë të vendimit. Pasagjerët e klasit të parë kishin më shumë gjasa të kishin një politikë që do paguante për varrimin ose djegien e tyre, dhe kompanitë e sigurimit kërkonin një trup të identifikueshëm përpara se të mund t’u bëhej ndonjë pagesë të afërmve.

Nuk dihet se kur John Snow Jr e bëri fotografinë, e cila mund të shihet në faqen e internetit të ‘Henry Aldridge & Son Auctioneers’.

“Askush nuk mund të thotë me siguri se ky ishte ajsbergu që fundosi Titanikun. Por ajo që mund të themi është se pas anijes së shpëtimit Carpathia, Mackay-Bennett ishte një nga anijet e para që arriti në vendin e mbytjes dhe se sipërmarrësi në bord vendosi të bënte një foto të këtij ajsbergu”, tha për The Mirror, drejtuesi i ankandit Andreë Aldridge në ‘Henry Aldridge & Son Auctioneers’.

“Është një fotografi jashtëzakonisht e rrallë dhe jemi të sigurt që do të tërheqë shumë interes.”

Fotografia pritet të kapë mbi 8 mijë dollarë në ankandin e 27 prillit.