Mëngjesin e sotëm, një kamion i drejtuar nga një i ri 25-vjeçar u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në një radhë në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri.
I riu, shofer me origjinë shqiptare, me banim në Piza vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.
Ndihma e shpejtë e Veronës shkoi në vendngjarje, u përpiqën të sillnin më vete 25-vjeçarin, por ishte vonë. Policia rrugore e Verona Sud ka ndërhyrë për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Operacionet për lëvizjen e rimorkios zgjatën deri në orën 8:22 të mëngjesit, kohë në të cilën një korsi u rihap për të lejuar qarkullimin.
Në orën 9:40 kishte një tjetër mbyllje të autostradës, këtë herë për të liruar rrugën nga rimorkio.
I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit.
Shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Rocca dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun deri rreth mesditës, kur përfunduan operacionet e shpëtimit dhe sigurisë për automjetet.