Vendosni fjalën kyçe....

Arlind Qori, i pari kryetar partie që flet për taksën ndaj profesionistëve të lirë


Arlind Qori drejtuesi i Lëvizjes Bashkë është bërë i pari kryetar partie në Shqipëri që foli për taksën ndaj profesionistëve të lirë.

Qori në një deklaratë në mediat sociale theksoi se mijëra profesionistë të lirë do tatohen nga qeveria 15-23% të fitimit të tyre duke e quajtur një reprezalje nga ana e qeverisë ndaj kësaj shtrese marrë në konsideratë edhe mos njohjen e shpenzimeve të zbritshme.

Sipas Qorit, oligarkët, pronarët e hoteleve me 4 dhe 5 yje do paguajnë 0% tatim fitimi në 10 vitet e ardhshme, ndërsa aksionerët e korporatave dhe njerëz jashtëzakonisht të pasur paguajnë vetëm 8%.

Ndërkohë që shumëkush merret me budallallëqet e Ilir Metës, qeveria po sulmon mijëra e mijëra profesionistë të lirë përmes një sistemi fiskal jashtëzakonisht të dëmshëm. Mësues, kontabilistë, ekspertë ligjorë, dentistë, mjekë, të gjithë do duhen të paguajnë një tatim fitimi nga 15-23%. Dhe çështë më e keqja, nuk do tu njihen si shpenzime të zbritshme 30% i të ardhurave që ja u njheh ligji. Mirëpo dikush do të pyeste se sa taksohen oligarkët në një vend si Shqipëria?! Po ua them unë: Pronarët e hoteleve me katër deri në pesë yje, në 10 vitet e ardhshme do të paguajnë 0% tatim fitimi. Nga ana tjetër, aksionerët e korporatave, njerëz jashtëzakonisht të pasur, paguajnë, një tatim dividenti prej vetëm 8%. Po ta llogarisi edhe njëherë. Mësuesi apo dentisti do të paguajnë deri në 23% tatim mbi fitimin e tyre ndërkohë që oligarkët 0-8% në varësi të aktivitetit të tyre ekonomik.

Mirëpo padrejtësia fiskale shtrihet përtej profesioneve të lira. Sot që flasim ata që ndërtojnë po ashtu hotele me 4 apo 5 yje paguajnë një TVSH në masën 6% ndërkohë që njerëzit e thjeshtë pensionistët punëtorët për çdo bukë apo shishe kosi që blejnë do duhet të paguajnë 20% të vlerës së tyre. Në Shqipërinë e sotme puna tatohet më shumë se sa kapitali”-deklaroi ndër të tjera Qori.

Administrata tatimore i ka njoftuar profesionet e lira që të parapaguajnë tatim fitimin për vitin e kaluar por që në disa raste për disa profesionistë shuma ka shkuar tepër e lartë.