Vendosni fjalën kyçe....

Emisioni i RAI 3 e quajti njeriu kyç i marrëveshjes Rama-Meloni e ish-avokat të narkotrafikantëve, Agaçi e padit për shpifje


Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi ka paditur për shpifje emisionin Raport në RAI 3 që mbrëmjen e djeshme e cilësoi si njeriu kyç i marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët e paligjshëm dhe ish-avokat i narkotrafikantëve të drogës, shkruan La Repubblica.

Emri i Engjëll Agaçit u përmend mbrëmjen e djeshme në një reportazh investigues të medias italiane RAI 3 në emisionin “Raport”.

Media e quajt si “ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali” dhe “personi kyç që qëndron pas marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët”.

Emisioni ‘Raport’ e përshkruan Agaçin si një avokat të rëndësishëm shqiptar me zyrë në Romë.

Gazetari Giorgia Mottola thotë se “në të kaluarën, klientët e tij ishin edhe disa nga bosët kryesorë të mafies shqiptare, të gjykuar në Itali. Në vitin 2016, disa nga klientët e tij përfunduan në qendër të një polemike ligjore”.

“Sipas asaj që raportuan magjistratët italianë, shumë bosë të mafias shqiptare, të dënuar me dënime nga 10 deri në 20 vjet në Itali, janë ekstraduar shumë lehtë në Shqipëri, ku me të mbërritur kanë kryer dënime shumë më të ulëta apo edhe janë liruar nga burgu. Avokati Agaçi mban një nga pozicionet qendrore në qeverinë Rama, si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Kur Giorgia Meloni shkoi me pushime në Shqipëri këtë verë për të diskutuar detajet e marrëveshjes për emigrantët, ai ishte i pranishëm edhe në krah të Edi Ramës dhe kryeministres italiane”, thuhet në raportin e emisionit “Raport”.

Më tej emisioni thotë: “Agaçi ka qenë konsulent i kreut të Interpolit, gjeneral Lisi, oficer ndërlidhës mes Tiranës dhe Romës, në luftën kundër trafikut të drogës. Lisi duhet të mbikëqyrte një opeacion pasurish të paluajtshme për fondacionin e tij dhe iu drejtua avokatit Agaçi, i cili e vuri në kontakt me një persn të identifikuar si Artur Shehu, kreu i trafikantëve të drogës në kontakt me Cosa Nostra dhe Sacra Corona Unita. Sipas Lisit, ai na tha se nuk e dinte se kush ishte Shehu dhe se i besoi Agaçit. Madje edhe kryeministri Rama dhe qeveria jonë i besoi Agaçit, ishte ai që në rolin e këshilltarit ligjor të Ramës, ndoqi në emër të qeverisë shqiptare ankesën e paraqitur nga opozita në Gjykatën Kushtetuese shqiptare për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.”

Në një reagim për “La Reppublica”, Engjëll Agaçi ka mohuar faktet e renditura nga hetimi i mediave italiane, duke thënë se do të përgatisë një padi për shpifje.

“Unë u largova nga profesioni i avokatit dhjetë vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv Report është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Tashmë kam udhëzuar avokatët e mi italianë që të bëjnë padi për shpifje ndaj programit televiziv shtetëror italian. Burimet dhe lajmet duhet të verifikohen. po ashtu”, thuhet në reagimin e Agaçit për mediat italiane.