Vendosni fjalën kyçe....

Interi mposht Milanin në derbi dhe fiton skudeton e 20-të


Interi është shpallur kampion i Italisë pesë ndeshje nga fundi i kampionatit në mënyrën më të mirë të mundshme, në derbin ndaj Milanit.

Zikaltërit mposhtën Milanin me rezultatin 1-2.

Golat u shënuan nga Acerbi në minutën e 18’ dhe Thuram 49’ ndërsa për Milanin golin e vetëm e shënoi Tomori.

Në fundit e sfidës pati përplasje mes lojtarëve ku dhe u ndëshkuan me karton të kuq Theo Hernandez dhe Calabria për Milanin dhe Dumfries për Interin.