Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuzon të vetët për arrogancë dhe flirt me pushtetin


Kreu i Partisë së Lirisë, në një takim me delegatë të forcës së tij politike në qytetin e Durrësit ditën e sotme kritikoi sërish të vetët për mënyrën e sjelljes në opozitë.

Meta tha se ka dëgjuar që të vetët e kanë akuzuar për diktator kohët e fundit.

Sipas kreut të PL-së personat që e ai ka promovuar nuk kanë mbështetje nga njerëzit duke ia matur mbështetjen me pëlqime në rrjetet sociale.

Madje Meta i akuzoi për arrogancë në opozitë që bëjnë flirt me pushtetin dhe dopjo lojëra.

Kam dëgjuar që Ilir Meta është bërë diktator kohët e fundit. Këtë e kam dëgjuar nga njerëz që kanë patur mbështetjen time për t’u promovuar, por për fat të keq kur ata bëjnë ndonjë postim nuk kanë as 20 like, kur secili duhet të kishte 3-4 mijë qytetarë që të komunikojnë sic komunikon Ilir Meta që i jep numrin edhe Çimit të Rrogozhinës. President do ma japësh numrin tha, ta jep Presidenti ty.

Unë kam parë arrogancë në pushtet, por arrogancë nga opozita, vetëm këto vite e kam parë. Mesa duket disa persona në opozitë ndihen komodë aty dhe duke bërë ndonjë flirt me bashkinë këtu e atje, me qeverinë e drejtorë dhe duke bërë dopio lojëra. Ne kemi nevojë për njerëz me karakter”, deklaroi Meta.