Vendosni fjalën kyçe....

Ndeshja Milan-Inter, formacionet zyrtare të derbit të Milanos


Interi përballet me Milanin në Stadio Giuseppe Meazza (San Siro), në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Pioli dhe homologun Inzaghi që kanë shuar dilemat për titullarët.

Një fitore eventuale e zikaltërve bën që Interi të fitojë matematikisht titullin kampion, pak javë përpara fundit. Lautaro me shokë, janë mjaft të motivuar para këtij takimi, pasi janë në kërkim të yllit të dytë në fanellë.

Në krahun tjetër, Milani do tentojë një sukses që më shumë vlen për prestigjin, sesa për kampionatin. Leao me shokë duan të prishin festës në anën tjetër të Milanos dhe për të arritur këtë, do iu duhet të bëjnë një ndeshje të madhe.

Arbitër i sfidës është caktuar Colombo, i cili ka përgjegjësinë të vendosë drejtësi në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Spektakël i garantuar edhe në tribuna, ku tifozët e të dyja ekipeve të Milano do luajnë ndeshjen e tyre në shkallët e stadiumit.

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Gabbia, Theo Hernandez; Reijnders, Adli; Musah, Loftus Cheek, Pulisic; Leao.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.