Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit dalin para gjykatës, deputetët e Rithemelimit mblidhen jashtë


Katër protestuesit e arrestuar pas protestës së Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë së Tiranës mesditën e 19 prillit, kanë dalë para Gjykatës në orën 10 për masën e sigurisë. Në mbështetje te tyre kanë mbërritur në gjykatë disa qytetare dhe deputetë të Rithemelimit.

Para gjykatës ka dalë Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, të arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike, në këtë rast të molotovëve të hedhur drejt godinës së bashkisë, ndërsa Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë.

Sipas Shqiptarja.com, për masë sigurie ka dalë edhe Artan Muçmata.

‘Kam qenë në protestë. Jam anëtar i kryesisë së PD-së në Laprakë, jam biznesmen. Nuk kam qëlluar asnjë. Kam respekt për uniformën e policisë së shtetit. Kërkoj nga drejtësia vetëm drejtësi.‘- tha Franc Kaloshi.

Organizatorët e kësaj proteste, sipas bluve, ishin Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, nën drejtimin e të cilëve është tentuar të çahet kordoni i policisë, moment kur ka ndodhur edhe konfrontimi fizik dhe janë hedhur sende të forta dhe molotov.