Vendosni fjalën kyçe....

Publikimet nga RAI 3 për Ëngjëll Agaçin, Desada Metaj: Asgjë më shumë se sa kanë thënë gazetarët shqiptarë


Gazetarja Desada Metaj ka reaguar në lidhje me publimiket e fundit nga televizioni italian RAI 3 ku Ëngjëll Agaçi del si person ‘kyç’ në marrëveshjen për emigrantët.

Metaj thotë në statusin e saj se, që Agaçi është i përfshirë në disa afera, përfshirë dhe në atë të inceneratorëve, është publikuar me copëza nga gazetarët shqiptarë, duke shtuar këtu edhe akuzat ndaj Olsi Ramës.

“Äjo që gazetarët shqiptarë s’kanë arritur ende është të hyjnë dhe të intervistojnë si luftëtarë të  antikorrupsionit në shtëpinë e tij Sali Berishën dhe dhëndrrin e tij me 17 kulla. Kjo po që ja vlente ta dëgjonim në italishten komuniste të RAI 3.” shprehet Metaj.

Postimi:

Pra këta që janë kundër Republikës së Ambasadorëve sot kanë marr flamurin e Republikës Italiane të RAl 3. Që nuk ka publikuar asgjë më shumë se ajo që kanë investiguar ndër vite gazetarët shqiptarë për personazhet në fjalë. Se që Agaçi ështëi përfshirë në disa afera (madje dhe në atë tëinceneratorëve) edhe kjo është publikuar me copëza nga ne në Shqipëri. Edhe për Olsi Ramën gjithashtu çfarë nuk është thënë.

Äjo që gazetarët shqiptarë s’kanë arritur ende është të hyjnë dhe të intervistojnë si luftëtarë të  antikorrupsionit në shtëpinë e tij Sali Berishën dhe dhëndrrin e tij me 17 kulla. Kjo po që ja vlente ta dëgjonim në italishten komuniste të RAI 3.