Mbi 27 mijë gjoba janë vendosur nga policia rrugore për shoferët e pabindur që shkelin regullat e qarkullimit.
Gjatë monitorimit të qarkullimit rrugor në qendrat urbane dhe në akset rrugore nacionale, duke përdorur dhe mjetet inteligjente, janë konstatuar një sërë shkeljesh me rrezik të lartë për përfshirje në aksidente rrugore.
Numri më i lartë i gjobave ishte për drejtim automjeti, me shpejtësi mbi normat e lejuara;
Në një rast është konstatuar lëvizja me mbi 100 km/orë aty ku shpejtësia e lejuar ishte 40 km/orë.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia Rrugore, gjatë një jave
Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë monitorimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore në të gjithë vendin, duke evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë monitorimit të qarkullimit rrugor në qendrat urbane dhe në akset rrugore nacionale, duke përdorur dhe mjetet inteligjente, janë konstatuar një sërë shkeljesh me rrezik të lartë për përfshirje në aksidente rrugore.
Nga monitorimi gjatë javës së fundit:
– janë arrestuar në flagrancë 28 drejtues mjetesh, 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
– janë pezulluar 32 leje drejtimi, 11 për tejkalim shpejtësie, 6 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për shkelje të tjera;
Gjithashtu, në bazë të Kodit Rrugor, janë vendosur 27 322 masa administrative, nga këto:
6583 për drejtim automjeti, me shpejtësi mbi normat e lejuara;
2006 për parakalime të gabuara;
790 për përdorimin e celularit, gjatë drejtimit të automjetit;
1301 për mosvënien e rripit të sigurimit;
453 për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
16 189 masa administrative për shkelje të rregullave të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet, duke përdorur mjetet inteligjente, radarët automatikë dhe gjithë bazën logjistike që ka në dispozicion.
Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.