Një aksident është raportuar në by-passin e Lushnjës, ku dy mjete janë përplasur gjatë një tentativë parakalimi. Nga manovrimi, një automjet tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të autostradës.
Përplasja ka qenë e rëndë dhe një pjesë e hekurit të barrierës anësore ka përshkuar mjetin mes përmes.
Nga aksidenti janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër. Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë. Ky segment i by-pass në Lushnje ka pasur një histori problematike me reshje dhe disa aksidente fatale në të kaluarën.