Oliver Giroud po kalon javët e fundit te Milanit. Sulmuesi francez do të largohet nga Milano për t’u transferuar në një skuadër të re.
Raportohet se Giroud është gati të kalojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka gjetur një marrëveshje të plotë me Los Angeles FC, sipas lajmeve të RMC Sport. Marrëveshja është për një kontratë njëvjeçare.
37-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon për Milanin, duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 8 asiste. Ky është edicioni i tretë i tij në Milano.