Një 39-vjeçare është arrestuar në Dibër, pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Gjykata e Romës, ka lëshuar urdhër arresti ndaj saj, ndërsa akuzohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në bashkëpunim.
39-vjeçarja A.GJ., do të ekstradohet në Itali.
NJOFTIMI I POLICISË
“Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
DVP Dibër, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, lokalizuan dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen A. Gj, 39 vjeçe.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje në Itali”.