Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e denduara të shiut, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit


Reshjet e shiut të nisura që në orët e para të ditës së sotme kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Arbrit.

Vërshimi i ujit ka përmbytur urën e Gjoricës në afërsi të urës së Çerenecit. Drejtuesit e mjeteve janë përballur në befasi me praninë e ujit, ndërsa shkak dyshohet të jetë mosfunksionimi si duhet i hapsirave të kullimit.

Ndërkohë në by-pasin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve, por që nuk janë bërë shkak për bllokimin total të qarkullimit të automjeteve. Nga ana tjetër strukturat e mbrojtjes civile në Qarkun Dibër ju bëjnë apel banorëve që të njoftojnë për çdo problematikë që mund të shfaqet gjatë orëve në vijim teksa pritet rritja e intensitetit të reshjeve të shiut.