Vendosni fjalën kyçe....

Ribashkimi “i akullt” i Spice Girls në 50-vjetorin e Victoria Beckham


Vokalistet e grupit britanik muzikor, Spice Girls, Mel B dhe Geri Horner thuhet se patën një ribashkim i cili u konsiderua i ftohtë, në 50 vjetorin e Victoria Beckham të shtunën mbrëma.

Këngëtarët u ribashkuan për festën luksoze të ditëlinjdes së Viktorias në Londër dhe pozuan së bashku me anëtarët e tjerë të grupit Emma Bunton, Victoria dhe Mel C të cilat siç shihen dhe në foto ishin në largësi nga njëra tjetra.

Sipas mediave të huaja ky tension midis këngëtareve, vjen pasi Mel B pohoi në një intervistë të fundit se Geri ka gënjyer për moshën e saj prej vitesh, duke pretenduar se Ginger Spice nuk është 51-vjeç.

Spice Girls Mel B (left) and Geri Horner (right) reportedly had a frosty reunion at Victoria Beckham 's 50th birthday on Saturday

Pavarësisht se udhëtonin botën së bashku në kulmin e grupit, Scary Spice pretendoi se Geri e mbante gjithmonë pasaportën afër vetes, duke preteduar se akoma nuk e dinin moshën e saj.

Sipas mediave të huaja “Mel u përpoq të qetësonte gjërat me Gerin në festë, por nuk shkoi siç ishte planifikuar. Ajo po qeshte me të gjitha, por Geri nuk dukej i interesuar të dëgjonte atë që kishte për të thënë dhe u largua.

“Kur erdhi puna për të bërë fotografitë e tyre në grup, Geri qëndroi sa më larg Melit që ishte e vështirë për t’u parë”.

“Geri donte të ishte aty për të festuar dhe për të qeshur me të gjithë, jo për të folur me Melin për gjërat e turpshme që ajo ka thënë për të”.

Pasi pozuan së bashku si një pesëshe për një foto, ish-banda u pa duke kënduar së bashku hitin e tyre të vitit 1997 Stop, pamje të cilat u flimuan nga David Beckham. Por përsëri dyshja qëndoronin akoma larg njëra tjetrës.

David could be seen with an excited smile on his face as the group showed off a few dance moves while singing along to the lyrics

Gjithashtu dhe Victoria ndau me ndjekësit se ky ribashkim ishte dhurata më e mirë’ , duke shkruar se kjo ishte nata më e mirë për të! 

“Gëzuar ditëlindjen për mua! Ju dua shumë të gjithëve! #SpiceUpYourLife”, shkruan Viktoria.

Spice Girls është një grup vajzash që u krijua në 1994 me Beckham (Posh Spice), Halliwell (Ginger Spice), Melanie Brown (Scary Spice), Emma Bunton (Baby Spice) dhe Melanie Chisholm (Sporty Spice).

Grupi është i njohur për publikimin e hiteve të tilla si Wannabe (1996) – që ndihmoi në ngritjen e karrierës së tyre në industri – si dhe 2 Become 1 (1996) dhe Viva Forever (1997).

The group consisted of Victoria Beckham, Melanie Brown, Melanie Chisholm, Emma Bunton and Geri Horner (seen in 1995 in London)

Mes suksesit, një film artistik i Spice Girls i titulluar, Spice World, u publikua në kinema dhe u bë një sukses në arkë.

Në vitin 2000, grupi shkoi në një pauzë, ndërsa anëtarët u fokusuan në karrierën e tyre solo.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Mail