Banorët e rrugës Qazim Demi në lagjen nr.1 në Sarandë kanë mbetur të izoluar. Shkak është bërë rrëshqitja e rrugës. Zona në cilën rruga është shembur është ngjitur një pallat në ndërtim, ndërsa rruga është shembur gjatë natës.
Sipas Shqiptarja.com, një prej banorëve shprehet se kishin vënë re shkarje të rrugës 1 muaj më parë, por nuk është marrë asnjë masë.
Në vendngjarje ndodhen punonjës të Policisë Bashkiake të cilët kanë vendosur edhe tabela sinjalistike për bllokimin e rrugës.