Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka siguruar se nuk ka aspak plane për të zgjeruar programin e përbashkët të sigurisë bërthamore të NATO-s, dhe se nuk do të vendosen armë bërthamore në vendet e tjera të Aleancës.
Këto deklarata Stoltenberg i ka dhënë gjatë vizitës së tij në Poloni.
Ndërsa Varshava më herët ka deklaruar se ishte e gatshme të presë armët atomike aleate në territorin e saj.