Vendosni fjalën kyçe....

“Avokatët penalistë mbrojnë dhe kriminelë”- Rama për La Repubblica: Engjëll Agaçi, viktimë e këtij sulmi balte


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “La Repubblica”, ka folur në lidhje me investigimin e RA3 për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë, ku Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engëll Agaçi shfaqet si personazh kyç i hartimit të marrëveshjes dhe që njihet në Itali si avokat i narkotrafikantëve shqiptarë.

Rama ka sqaruar se median nuk e ka telefonuar për t’u ankuar, por për të ‘ekspozuar diçka shumë të rëndë, fakti që i është thënë publikut se është kërkuar, më shumë se njëherë versioni i viktimës së këtij sulmi balte që është Agaçi’.

“Ju falënderoj për privilegjin që të ndaj këtë hapësirë me La Repubblica. Tani janë shumë gjëra që tha kolegu juaj që meritojnë një koment. Si e di ai që unë kam telefonuar për t’u ankuar. Unë nuk ankohem kurrë sepse nuk bën pjesë në mënyrën si i shoh gjërat, kërkova kontaktin e drejtorit sepse nuk dija kujt ti drejtohesha. Ia kërkova një sërë miqsh dhe njëri ma dërgoi kontaktin.

Fakti është se mora në telefon jo për t’u ankuar. Ka shumë për t’u ankuar për këtë emision, por kërkova ti flas për të ekspozuar diçka shumë të rëndë, fakti që i është thënë publikut se është kërkuar, më shumë se njëherë versioni i viktimës së këtij sulmi balte që është Agaci. Ky version nuk mbërriti kurrë. Të nesërmen u shfaq për të rikonfirmuar të njëjtën gjë dhe për të shfaqur zemërim.

E vërteta është krejt ndryshe. Jo vetëm që gazetari ka gënjyer hapur dhe në mënyrë flagrante duke thënë se nuk ka marrë përgjigje, i ka marrë dhe nuk i ka përdorur  përgjigjet e Agacit. Jetojmë në një botë ku varianti i tjetrit nuk më një rregull që duhet zbatuar. Gënjeu tha se nuk kishte marrë përgjigje. I kanë shkuar me shkrim. Kjo është shumë e rëndë.

Çfarë do të thotë kjo histori, për të vënë në sy të publikut për dikë që ka bërë avokatin penalist Agacin, pasi ka mbërritur në Itali për të ndjekur ëndrrat e veta, me rezulton se avokatët penalist mbrojnë persona që janë dhe kriminelë”, tha Rama.