Vendosni fjalën kyçe....

Basha ironizon protestën para Bashkisë Tiranë: Meta e solli dhe e mbajti Ramën në pushtet, tani bën si “supermen”


Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë ironi me protestën e Partisë së Lirisë dhe Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.

Basha sulmoi veçanërisht Ilir Metën duke e cilësuar si personin që solli dhe e mbajti Ramën në pushtet duke thënë se tani del si ‘supermen’ duke protestuar kundër korrupsionit në Bashki, ndërkohë që njerëz të tij kanë firmosur për rritje tarifash.

“Nuk mund të bëhet protestë para Bashkisë me Ilir Metën, njerëzit e Metës kanë firmosur rritje tarifash aty. Meta solli Ramën në pushtet në 2013, e mbajti në 2017. Tani ma nxjerr si supremen, dhe më thua pse s’je në protestë. Faqe e zezë. Ti vënë gishtin kokës ata që për interesa personale i vunë minat opozitarizmit.

Që të thërrasësh protestë kundër korrupsionit, e të vësh në ballë Metën, a ka njeri që nuk e kupton që ky është autogol. PD duhet të distancohet nga njerëz që janë autorët e ardhjes në pushet të Ramës”, tha Basha.