Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot në një konferencë me gazetarë foli për raportin e DASH-it, duke theksuar disa problematika që evidentohen për Shqipërinë. Një nga pikat kryesore që u theksua ishte korrupsioni.
Ai u shpreh se: “Raporti i DASH-i, i cili konfirmon atë që shqiptarët e dinë dhe përjetojnë çdo ditë, se korrupsioni është problemi më i madh i kësaj qeverie dhe i vendit. Ky problem është lidhur drejtpërdrejt me krizën ekonomike dhe nivelin e lartë të koston e jetesës. Korrupsioni ushqehet çdo ditë nga qeveria e Ramës përmes skemave që sa vijnë e sofistikohen. Në qendër të kësaj piramide është Edi Rama, sepse nuk mund të ketë një qeverisje kaq të korruptuar dhe një kryeministër të ndershmë”.
Ai shtoi: “Kjo konfirmon luftën ndaj korrupsionit si prioritet kombëtar. SPAK-u lindi si një nevojë për të luftuar nivelin gjigand të korrupsionit. Prandaj përsëris thirrjen për të gjithë faktorët politikë të forcojnë një front të përbashkët me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi. Vlerësoj punën e jashtëzakonshme të OJQ-ve dhe i bëj thirrje atyre, si dhe donatorëve të huaj, të mos ndalojnë përpjekjet. PD do të paraqesë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK-un në misionin që ka marrë përsipër”.