Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për burgosjen përjetë të shtetasit Laert Haxhiu për vrasjen e dyfishtë më 2017.
Në 2017, u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.
Haxhiu u arrestua në Janinë nga policia greke vitin e kaluar dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.
Nga Greqia vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.