Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar dokumentarin e RAI3 ku Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, e cilëson person kyç të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët.
Vasili shprehet se nuk e kupton pse e mbron kryeministri Rama, kur vetë Agaçi e ka pranuar se është i zanatit.
Postimi i Vasilit:
Gjeneral Lisi dhe Agaçi, po Rama ç’hall ka qe futet ne mes!
Edi Rama s’eshte parë ndonje here me qesharak se sa ne mbrojtjen e Agaçit, ku po flet e flet shume me shume se Agaçi vete, duke harruar edhe vellain e tij Olsin aq rende te akuzuar.
Por Edi Rama qe ka marre persiper kete avokati ankthi dhe perpelitjeje flet per gjithshka, por per ngjarjen e Gjeneral Fabrizio Lisit, qe mori dhurate 30 mije metra katror toke te nje trafikanti, me garancite dhe sugjerimin e Agaçit nuk flet Rama
Gjeberal Lisi me ze dhe figure i deklaroi gazetarit te Rai 3 Mottola se:
“Nuk e njihja këtë person. Rastin ma solli Ëngjëll Agaçi. Unë e besoja Agaçin, pasi ai ishte njeri i besuar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama”.
Ne kete situate kaq poshteruese per Ramen lindin natyrshem disa pyetje:
Pse avokati Edi Rama nuk bëzan per kete fakt kaq shokues?
Po si ka mundesi qe Edi Rama hedh tek kembet e vartesit te tij Agaçi, neqoftese Agaci eshte vertet vartesi, I Rames dhe jo e kunderta, postin e kryeministrit duke u zhyer pertoke per te mbrojtur te pambrojtshmen?
Po çfare halli i madh apo varesie shtrenguese per gryke ndaj Agaçit e ben Edi Ramen qe ben avokatin e avokatit Agaçi?
Po çfare sikleti kaq i madh e shtyn Ramen qe ti beje presion drejtorit RAI-it per Agaçin kur ky i fundit ka goje vete dhe eshte edhe i zanatit?
Po deklarates se gjeneral Lisit çfare do ti beje Edi Rama?
A eshte ky kryeministri qe shqiptaret meritojne dhe qe ve fytyren e tij mes Lisit dhe Agaçit?