Vendosni fjalën kyçe....

Tirana ‘e pafat’, Kukësi kualifikohet në finalen e Kupës, Vllaznia dhe Egnatia përfundojnë në shtesë


Kukësi është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët iu falën fitores 2-0 në aktin e parë ndaj Tiranës, teksa sot u mundëm minimalisht 1-0 në “Air Albania”. Bardheblutë shënuan në minutën e 21-të me Deliun, me një gol mjaft të bukur. Ekipi i Fagut fitoi besim për përmbysjen e madhe, duke spostuar kështu kundërshtari në gjysmëfushën e vet.

Kuksianët barazuan me Laccen në të 45-tën, por goli u anulua për prekje me dorë. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me ekipin e Bledar Devollit që shkon kështu në finale.

Vllaznia dhe Egnatia do të diskutojnë në shtesë biletën e finales. Ndeshaj e parë pati përfunduar 1-0 për rrogozhinasit, ndërsa në “Lor Boricci”, Balaj me shokë triumfuan 1-0.

Shkodranët realizuan me Alivodën në minutën e 29-të, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Qatip Osmanit u vendos në kërkim të golit të dytë, por hasi mjaft ëvshtirësi, pasi prapavija kundërshtare ishte vendosur mirë. Në minutën e 65-të, të besuarit e Edlir Tetovës provuan të barazonin shifrat me Ramën, pa ia dalë dot.