Vendosni fjalën kyçe....

Balla përgëzon Policinë: Ka vendosur para ligjit 20 persona në 24 orët e fundit


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, pasi policia në 24 orët e fundit ka arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme penale.

Me anë të një postimi, Balla shprehet se Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen e vjedhjes se automjeteve me qëllim përdorimin për ngjarje kriminale.

 

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, për gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen e vjedhjes se automjeteve me qëllim përdorimin për ngjarje kriminale. Përgëzime Policisë së Shtetit në Korçë, Dibër, Elbasan, Durrës, Vlorë, Tiranë, Hani i Hotit dhe Vau i Dejës, për operacionet dhe reagimet profesionale gjatë 24 orëve të fundit, duke vëndosur para ligjit 20 persona dhe duke sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, automjete të vjedhura dhe sende të tjera të kundraligjshme.