Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Fredi Belerit.
Beleri bëri rekurs për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.
Beteja e Belerit me gjykatat në asnjë rast nuk kanë rezultuar në favor të tij.
Edhe pse ai u shpall fitues nga zgjedhjet vendore 2023 ai u arrestua disa ditë para zgjedhjeve për blerje votash.
Ai është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg dhe vijon betejën me gjyqësorin ku pretendon se ndaj tij është bërë një proces arrestimi dhe gjykimi politik.