Presidenti amerikan Joe Biden ka publikuar një foto me Abigail Edan, një amerikane 4-vjeçare, e cila u lirua në nëntorin e vitit të kaluar pas disa javësh nën robërinë ë Hamas në Gaza.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Biden nënkupton se SHBA po trajton si prioritet lirimin e pengjeve në duart e Hamasit.
“Vitin e kaluar arritëm lirimin e Abigail, një vajzë 4-vjeçare e ndaluar nga Hamasi. Ajo është e jashtëzakonshme dhe po shërohet nga një traumë e pashpjegueshme. Koha që kaluam së bashku dje ishte një kujtesë e punës që kemi përpara për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura”,-shkruan Biden