Vendosni fjalën kyçe....

“Buzëderri” i gëzohet vetëm disa orë Amnistisë Penale, vendimi i Italisë e rikthen në burg


Sokol Sinomataj ishte përfitues i Amnistisë Penale duke lënë qelinë e burgut të Fushë Krujës ditën e djeshme. Por kjo liri për Sinomatajn i njohur si “Buzëderri” në Vlorë, ka zgjatur vetëm sa udhëtimi deri në qytetin bregdetar.

Policia ka njoftuar arrestimin e tij duke ekzekutuar një vendim penal të Gjykatës së Milanos, në Itali që e ka dënuar me 12 vite e 5 muaj burg për organizatë kriminale e trafik ilegal të emigrantëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë:

-Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”-thuhet në njoftimin e policisë.

Sokol Sinomanti,  ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

Ai është edhe babai i të riut Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur.