Komisioni Hetimor i Shëndetësisë është përfshirë sërish në debate mes opozitës dhe mazhorancës. Partia Socialiste po kërkon miratimin e planit të hetimit.
Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ka akuzuar Plarent Ndrecën se po përpiqet të pengojë procesin hetimor. Sipas Vokshit, miratimi i planit të hetimit duhet të bëhet vetëm pasi të mbledhin faktet dhe provat, dhe pasi të marrin informacionet e nevojshme nga institucionet.
Plarent Ndreca: Duhet të humbin asnjë minutë kohë, të fillojmë nga hetimi. Radha e punës që është propozuar nga unë është që të miratojmë planin e hetimit, pastaj kërkesat për marrje provash. Propozimi i kolegëve të mi që përfaqësojnë mazhorancën, është që pika e parë e rendit të ditës është miratimi i planit të hetimit që të nisim sa më parë hetimi.
Albana Vokshi: Ju keni ardhur për të mos hetuar, për të penguar hetimin. E keni shprehur këtë dhe me komunikimin e djeshëm mes kryetares dhe nënkryetari, duke përdorur edhe gjuhë shantazhuese. As më intimidoni, shtantazhoni, unë do ndjek procedurat parlamentare. Neni 15 pika 2 thotë se ekspertët ligjorë raportojnë gjetjet komisionit dhe propozojnë planin e hetimit. Pasi sigurohen të dhënat komisioni miraton planin e hetimeve sipas propozimit të ekspertëve. Pra nis vetëm pasi të mblidhën faktet dhe provat, pasi marren informacionet e kërkuara nga institucionet apo kompanitë private. Në asnjë rast plani hetimor nuk miratohet pa marrë provat e nevojshme.
Saimir Korreshi: Plani që kërkojnë këta, nuk është i plotë. Formatin Tete-a-tete nuk e kishin përcaktuar do e bëjmë podcast apo dhomë rrëfimi.