Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Nga e vërteta nuk arratisem kurrë, jam gati t’i bëj gjyqin çdo strukture kriminale


Ilir Meta i thotë kategorikisht jo arratisjes nëse SPAK do të lëshojë urdhër arrest për të. I pyetur në “Frontline” në Report Tv tha se nuk do arratiset por është gati t’i bëjë gjyqin çdo strukture që sipas tij do veprojë në mënyrë kriminale.

“Të arratiset Ilir Meta nga e vërteta kurrë në botë. Meta është gati ti bëjë gjyqin SPAK dhe çdo strukture tjetër që do veprojë në mënyrë kriminale këtu dhe kudo tjetër. Të jesh e sigurt për këtë gjë. Kam treguar respekt maksimal ndaj drejtësisë. Kur shoh që nuk ka reflektim dhe përdorimit ekstrem të SPAK nga shefi i tij Don Agaçio, e keni tani serinë e dytë të Rai3…”, tha Meta.

Nga ana tjetër Meta iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me shëndetin e tij mendor, pasi shumë pretendojnë për jnë gjendje të rënduar psikologjike të tij kohët e fundit.

Karapanço: Torollaku sipas fjalorit është një njeri i trashë që nuk mbush nga mendja, budalla. Është menduar se ju i drejtoheni Dumanit.

Meta: Për sa kohë ai vepron si Rama , i shkon dhe për të.

Karapanço: Ka që nuk mendojnë se ju nuk jeni mirë. Për anën tuaj shëndetësore. Ka shumë që i kanë hedhur këto mendime.

Meta: Tani si ju dukem?

Karapanço: Shumë i qetë.

Meta: Jam i qetë sepse gjithmonë i përmbahem të vërtetës, pastaj çështja e intonacionit varet nga dinamika e ngjarjeve. Kështu ngrinit pretendime ju mediat, disa diplomatë edhe për çështjen Dvorani. Që ishte punë McGonigalësh. Edhe mund të kem dhënë ndonjë dekoratë të gabuar në presidencë. Të dekorosh një hero dhe të mos e takosh. Nuk ja kishin dhënë që ka qenë hetues në kohën e komunizimit. Që nuk ka asnjë kontribut në luftën ndaj korrupsionit. Kjo nuk do të thotë që të humbasim besimin tek SHBA për një rast të tillë. Kjo do të thotë se Ilir Meta kishte të drejtë