Vendosni fjalën kyçe....

Kandidate për kryeministre e opozitës? Jorida Tabaku: Ambiciet janë legjitime


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e ftuar sonte në ”A2cnn”, ndër të tjera ka folur edhe rreth zërave të kohëve të fundit, se a do të jetë ajo në të ardhmen e afërt një kandidate konsensuale në kampin opozitar për kryeministre, duke qënë se ajo është një prej zërave dhe figurave më të forta të PD-së.

Tabaku u shpreh se ambiciet janë legjitime për këdo, por shtoi nga ana tjetër se sot është koha për krijimin e ofertës së përbashkët opozitare dhe jo emrave të përveçëm.

“Ose kritikohem ose jam te kjo lista. Në fakt jo. Për të qenë e sinqertë. Kjo nuk është një çështje se çfarë do bëjë Jorida, por PD. Figurat politike kërkojnë që të rriten. Të gjithë duhet të dalin përtej egos së tij. Ambiciet janë legjitime për këdo, por sot nuk është koha për të folur për këto. Sot është koha për ofertën e përbashkët opozitare. Propozim nga kolegët nuk kam dëgjuar. Ta heqim idenë e emrave dhe të fokusohemi te qytetarët”, tha Tabaku.