Vendosni fjalën kyçe....

Meta-Dumanit: Kot bën si gjeneral i madh i SPAK-ut, është kapter i Rilindjes

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar  në emisionin “Frontline’ në Report Tv, e  cilëson SPAK një krijesë e një procesi të deformuar.

“Unë nuk kam patur ndonjëherë vlerësim të madh për spak e as pritshmëri sepse spak është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. SPAK është rezultat i KLP-se dhe KLP ishte rezultat i një zgjedhje anti kushtetuese të Arta Markut e cila mandatin e saj e përdori për të manipuluar KLP e përmes KLP-se, SPAK”, tha Meta.

Ilir Meta e quan  kreun e SPAK Altin Dumani “kapter të PS”, duke vijuar sërish akuzat ndaj tij.

“Nuk kam asnjë shqetësim dhe nuk ekziston asnjë dosje ndaj Metës. Zoti Dumani si një ushtar i Rilindjes, kot bën si gjeneral i SPAK. Është nën urdhrat e Don Agaçios. Ai që në dhjetor të 2019 ka regjistruar një çështje ndaj meje nga një kallëzues delinkuent i provuar nga gjykata për dhunë në familje. Kjo gjë është bërë për të mbajtur nën presion presidentin.”