Kreu i PL-së, Ilir Metai ftuar sot në ‘Frontline’ tek Report Tv, sqaroi raportin e tij me SPAK lidhur edhe me sulmet e fundit ndaj kreut të Prokurorisë, Altin Dumani.
Sipas tij, SPAK dështoi me çështjen Dvorani pasi e mbylli atë çështje, duke shtuar se një pjesë e ambasdorëve mbajtën krahun e Ramës për arsye klienteliste.
‘Së pari, unë nuk mund të ngrej problem për arsye personale, ka akuzë ndaj meje apo jo. Raporti me SPAK nuk ka qenë raport personal por institucional. Dua t’ju kutjoj disa histori të shkuara. Së pari pritej që SPAK të godiste krimin zgjedhor.
Të merrej me dosjen e Shijakut, kjo nuk ndodhi. Në 2021 pritej që SPAK të luante rol të parandalonte krimet zgjedhore por nuk ndodhi. Në Elbasan përgjegjësia e SPAK është flagrante për atë vrasje që ndodhi dhe për atë personin që po vuan dënimin. Kjo ndodhi sepse SPAK injoroi denoncimet e opozitës për përfshirje të zyrtarëve të lartë të shtetit në manipulimit të zgjedhjeve në Elbasan.
Kur SPAK hoqi dorë nga hetimi i një çështjeje të rëndësishme grupet kriminale morën hov dhe patëm atë çështje që tronditi opinionin publik. Kam qenë president. Kemi patur konflikt për çështjen Dvorani. Në një shtet policesk institucioni më i rëndësishëm i bie të jetë SPAK, që kontrollohet nga Agaçi.
Çfarë ndodhi? Një çështje që u çua në SPAK dhe Venezia konstatoi shpërdorimin e detyrës nga Dvorani. SPAK e mbylli çështjen duke thënë se nuk pati ndonjë gjë shumë të madhe. Një pjesë e ambasdorëve mbajtën krahun e Ramës për arsye klienteliste. Për këtë kishte përgjëgjës konkret që ishte Dvorani dhe SPAK nuk ndërmori asnjë veprim.’, tha Meta.