Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 34-vjeçari


Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë një 34-vjeçar, i dënuar për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Donald Hoxha.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë” Arrest me burg, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municionit”. Ai akuzohet se në datën 22.07.2009 në qytetin e Elbasanit në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri shtetasin Roland Rexhepin.

Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesë së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën. Për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, përkatësisht me 23 dhe 24 vite burg, ndërsa po gjykohet Florind Shabani, megjithatë ende nuk dihet se kush është porositësi i krimit. Marjus Tafa dhe Armando Llakaj konsiderohen njerëz të afërt me fisin Çapja në Elbasan.

“Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, shtetasi D. H., 34 vjeç. Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 21.01.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në vitin 2009, në Elbasan, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë shtetasin R. R., ” njofton policia.