Kreu i PLsë, Ilir Meta sqaroi për Marsela Karapançon në ‘Frontline’ problemet në Partinë e Lirisë për të cilat nevojitet riorganizimi i Konventës së 27 prillit.
‘Është një rithemelim, që vjen si domosdoshmëri për ta shndërruar PL në instrumentin më të fuqishëm opozitar dhe nesër qeverisës për të garantuar 5 prioritetet që ndalojnë shpopullimin dhe garantojnë 4 milionë banorë plus shumë shpejt. Organizimi aktual nuk funksiononte. Modeli president, zv president, sekretar i përgjithshëm garanton një parti shumë ekzekutive. Një parti shumë demokratike në statut. Dhje kemi disa kandidatura deri tani. Kanë qenë të mirëpritur të gjithë, të paraqesin platformën e tyre. Gjithçka është bërë publike. Do jetë transparent.
Kërkojmë që PL të meritoj emrin e saj dhe këtë e bën vetëm duke u hapur dhe luftuar në gjithë drejtuesit e saj në të gjitha nivelet’, tha Meta.
Nga ana tjetër Meta sqaroi se cili mund të jetë roli i gruas së tij Monika Kryemadhi në Partinë e Lirisë pas Konventës së 27 prillit.
Karapanço: Jashtë Kryemadhi?
Meta: Është perceptim i gabuar, zonja Kryemadhi është deputete. Mund të jetë në të ardhmen deputete. Ajo do të jetë në çdo rast anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar. Nëse ajo dëshiron të qendrojë në Kryesi duhet ti nënshtrohet një votimi, por problemi nuk është ky. Është më i gjerë, një nepotizëm i përmase më të gjerë në strukturat e rinisë dhe të partisë sonë. Kemi problem të madh në Krujë, por shpresoj t’i zgjidhim me mirëkuptim. Zgjidhjet do jenë shumë demokratike. Problemi më i madh është që Shqipëria vuan nga nepotizmi në administratë, në qeveri. Në sistemin e drejtësisë, në sistemin e doganës. Kjo ka pasoja të tmerrshme për funksionimin e administratës.