Plarent Ndreca, nënkryetar i Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, ka mbledhur komisionin vetëm me anëtarët e PS-së.
PS vijoi punën e saj për shqyrtim pa opozitën dhe miratoi me 8 vota planin hetimor.
Ndërkohë me 8 vota kundër rrëzoi planin e opozitës.
Gjatë ditës së sotme, në komisionin Hetimor pati përplasje mes deputetëve të shumicës dhe opozitës.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi nuk pranoi të miratonte planin hetimor të propozuar nga PS-ja duke kërkuar fillimisht miratimin e kërkesave për informacion. Ajo akuzoi deputetët e Partisë Socialiste se po bllokojnë procesin hetimor të Komisionit.