Vendosni fjalën kyçe....

PS miratoi pa konsensus kërkesat për informacion, Vasili: Bënë mbledhje me vetveten duke marrë vendime si idiotë


Petrit Vasili ka reaguar ashpër pasi anëtarët e PS-së të Komisionit Hetimor për PPP-të në Shëndetësi, në sallën e mbledhjes miratuan pa konsensus panin e punës dhe kërkesat për informacion.

Vasili e ka cilësuar skandal shumë të rëndë këtë votim, pasi sipas tij deputetët e PS bojkotuan mbledhjen dhe pasi kryetarja e Komisionit Albana Vokshi mbylli mbledhjen, ata u rikthyen për të votuar.

Postimi i Vasilit:

Skandal shume i rende!

Vetgjyqesia e mafies rilindase nerr peng Komisionin Hetimor!

Shihni ne Video si largohen deputetet nga Komisioni Hetimor.

Deputetet e rilindjes u larguan pra dhe bojkotuan hapur e publikishy Komisionin Hetimor te Koncesionit te Sterilizimit dhe Check Up.

Ne perputhje dhe rrespekt te plote te Rregullores se Kuvendit Kryetarja Albana Vokshi deklaroi te mbyllur mbledhjen.

Deputetet e rilindjes peng te korrupsionit te Rames e kuptuan, qe kishin bere vetvrasje politike.

Deputetet rilindas pasi brodhen lart e poshte ju rikthyen vetgjyqsise politike duke bere mbledhje me vetveten dhe duke marre vendime si idiote te vertete.

Lindita Nikolla te lere rolin e shemtuar te marionetes rilindase ne duart e Rames dhe te rivendose zbatimin e ligjit ne Kuvendin e shndrruar ne nje stallë rilindase.