Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, shpallet në kërkim 35-vjeçari


Mëngjesin e sotëm, të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Vaun e Dejës. Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar me inicialet V.K., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një makinë. Denoncimi për këtë ngjarje është bërë nga një 39-vjeçar me inicialet GJ.N.

Raportohet se në këtë incident nuk ka pasur të lënduar. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plotë të këtij incidenti.

Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39 vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprime të shpejta profesionale dhe inteligjencës policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin V. K., rreth 35 vjeç dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.’- njofton policia.