Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm


Në Maqedoninë e Veriut Komisioni Shtetëror Zgjedhor, sipas Klan Macedonia ka numëruar mbi 90 për qind të votave nga të gjitha vendvotimet dhe kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, po kryeson bindshëm në garën për të parin e shtetit.

Renditja e deri tanishme është:

Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja e VMRO-së, me 362.682  vota ose 40,08%  për qind,

Stevo Pendarovski, kandidati i LSDM-së, me  362.682 vota ose 19,93% për qind

Bujar Osmani me  120.903 vota ose  13,36% për qind, pasuar nga kandidatët e tjerë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve raportoi për një pjesëmarrje mbi 47% në votime, rreth 9% më shumë se në vitin 2019. Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në raundin e dytë zgjedhjeve, ku do të shkojnë dy kandidatët me më së shumti vota. Kjo pasi në raundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit.

Partitë shqiptare janë në garë me dy kandidatë, me Bujar Osmanin Fronti Evropian, nën drejtimin e BDI dhe opozita e bashkuar shqiptare, në koalicionin VLEN, me Arben Taravarin.

Bujar Osmani kryeson në Strugë dhe në Komunën e Tetovës, Arben Tavari prin kryesimin në Komunën e Gostivarit në diferencë të ngushtë nga Bujar Osmani. Sipas rezultateve të para, ai është i treti me 111.311 vota ose 13,68 për qind vota të fituara.

Pjesë e garës presideciale janë Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i qarkut të Karposhit në Shkup, dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.Nga këta kandidatë, më së shumti vota ka marrë Dimitrievski, përkatësisht 83.787 vota apo 9,26%

Në garën për kreun e shtetit kanë garuar shtatë kandidatë.