Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha në protestën para bashkisë se koha e fjalëve ka mbaruar.
Ai u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit Bashkiak që të marshojnë drejt Bashkisë Tiranë ndërsa u kërkoi policëve që të hapin rrugën dhe t’i lejojnë të futen brenda.
“Ne jemi për të protestuar kundër Veliajt që ka vjedhur e fyer qytetarët. Koha e fjalëve ka mbaruar. Ky institucion nuk është më bashkia e Tiranës, bashkia e qytetarëve, por një burg i madh i mbyllur me zinxhir dhe i mbrojtur nga policia. Edhe policët e ndershëm këtu janë të vjedhur po si ne. Erion Veliaj ka futur duart edhe në xhepat tuaj. Mos u përdorni për t’u përballur me popullin. Nuk ka regjim të përballë popullin kur s’ka drejtësi. Për sa kohë drejtësia është e kapur. Edi Rama dhe ministri i tij Balla nuk kanë fuqi të ndalin popullin nga çlirimi bashkisë Tiranë nga mafia e inceneratorëve dhe mafia 5D. U bëj thirrje kolegëve dhe qytetarëve t’i drejtohen bashkisë Tiranë sepse është e papranueshme që policia e Ramës e Ballës na pengon të ushtrojmë detyrën tonë. Nesër këta policë do ju pengojnë të hyjnë të shëpitë e bizneset tuaja.” – tha Blushi.