Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 10 vite burg në Itali për tentativë vrasje dhe vjedhje me dhunë, arrestohet i riu me tre mbiemra


Një 29 vjeçar me tre mbiemra është arrestuar nga forcat “Shiponja” në Tiranë pasi ndaj tij kishte urdhër arresti ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë i riu Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras.

Gjykata e Monzas në Itali me vendimin e datës 19 tetor të vitit të kaluar, e ka dënuar 29 vjeçarin me 10 vjet, 2 muaj dhe 11 ditë burg për veprat penale tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

Ndërkohë, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po vijojnë procedurat për të kryer ekstradimin e 29 vjeçarit drejt Italisë.