Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli do t’i paraqesë Hamasit marrëveshje të re për shkëmbimin e të burgosurve


Izraeli ka zbuluar një marrëveshje të re të propozuar për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin dhe një armëpushim në Rripin e Gazës, njoftuan mediat izraelite të enjten.

Kabineti izraelit i sigurisë u mblodh për të çuar përpara një nsmë të re për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza, sipas Channel 13 të Izraelit.

Negociatorët izraelitë i paraqitën kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe kabinetit një plan të ri që do t’i paraqitet Hamasit nga ndërmjetësit, tha ai.

Nisma e re, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, thuhet se kërkon që Hamasi të lirojë mbi 20 robër izraelitë.

Marrëveshja mund të mos përfshijë lirimin e 40 pengjeve që Izraeli kishte kërkuar në javët e mëparshme, sipas kanalit.

Ai tha se marrëveshja e propozuar do të përfshinte një armëpushim disajavor në Rripin e Gazës dhe tërheqjen e forcave izraelite nga enklava gjatë kësaj periudhe.

Në këmbim, specifikat e raportit të shkëmbimit, ose i ashtuquajturi “çelës” i marrëveshjes – që do të thotë numri i të burgosurve palestinezë që do të lirohen për çdo të burgosur izraelit në Gaza – do të përcaktohen më vonë.