Vendosni fjalën kyçe....

Ndërhyrja e Ramës në televizionin Rai3, Zhupa: Duan të mohojmë çdo hapësirë ligjore të deputetëve të opozitës


Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa

Spiropali me anë të një reagimi në rrjetet sociale, paralajmëroi refuzimin e kërkesës së opozitës për mbledhjen e Komisionit të Medias, ku do të diskutohet për ndërhyrjen e kryeministrit, Edi Rama në televizionin italian Rai3.

Deputetja e opozitës, Ina Zhupa e cila bëri kërkesën është shprehur pas reagimit të Spiropalit, se ata nuk mund të bëjnë kurrë më pas sesa bënë kolegët italinë në komisionin përgjegjës në lidhje me këtë çështje.

Zhupa shton se mazhoranca e frikësuar dhe e zënë në hall do të mohojë çdo hapësirë ligjore të deputetëve të opozitës

Ministrja Spiropali paralajmëroi refuzimin e kërkesës së opozitës për mbledhjen e Komisionit të Medias, reagon deputetja e PD Ina Zhupa:

Ne nuk mund të bëjmë kurrë më pak sesa bënë kolegët tanë italian në komisionin përgjegjës për këtë ndërhyrje të papërgjegjshme të Edi Ramës ndaj lirisë së medias

Të frikësuar dhe të zënë në hall duan të mohojnë çdo hapësirë ligjore të deputetëve të opozitës.

Spiropali që ska asnjë lidhje me komisionin e medias, tashmë përgjigjet në vend të Flutura Açkës, pasi e ka bërë rrugë që përgjigjet në vend të Lindita Nikollës.

Kryeministri Rama ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të kanalit televiziv italian RAI 3, drejtuesve të tij, moderatorit të emisionit “Report” dhe gazetarit që ka realizuar investigimin që flet për vëllain e tij Olsi Rama dhe për krahun e djathtë të tij Engjell Agaciz

Të njëjtën gjuhë, ai përdori edhe ndaj mediave shqiptare që transmetuan me korrektësi investigimin. Kjo gjuhë u konsiderua skandaloze dhe e papranueshme nga rrjeti ndërkombëtar Safe Journalist. Për më tepër, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave me drejtuesin e RAI 3, Edi Rama u përpoq të intimidonte gazetarët e këtij televizioni, duke cënuar drejtpërdrejtë lirinë e medias.

Duke pasur parasysh që mbledhjen e ardhshme e komisionit është mbledhje për vendosjen e kalendarit 3 javor të komisionit, brenda rregullores kam kërkuar një mbledhje të komisionit me qëllim diskutimin e ndërhyrjes së kryeministrit Rama tek drejtuesit e kanalit televiziv RAI 3, si dhe sjelljen dhe deklaratat e tij në raport me mediat dhe gazetarët shqiptare.

Ne nuk mund të bëjmë kurrë më pak sesa bënë kolegët tanë italian në komisionin përgjegjës për këtë ndërhyrje të papërgjegjshme të Edi Ramës ndaj lirisë së medias. Ne duhet t’i bashkohemi atyre në dënimin e këtij akti, si shenjë e qartë e mospranimit ndaj çdo ndërhyrje në lirinë e medias, që do të ishte vrastare për vetë demokracinë e brishtë shqiptare.

Heshtja e deritanishme e Komisionit të Medias është ligjërim i një veprimi të rëndë, të papranueshëm, dhe nxit përsëritjen e tij në të ardhmen.

Ndërsa zonja në fjalë duhet ta di që kanë damkosur dhe i kanë vrarë shpresën Shqipërisë pikërisht mazhoranca e saj me në krye Ramën, me lidhjet me trafikant, me përfshirjen në afera të ndryshme, me vjedhjet galopante.