Vendosni fjalën kyçe....

Pas rikuperimit nga kanceri, Mbreti Charles rifillon detyrat publike këtë javë


Buckingham Palace, ka njoftuar se Mbreti Charles do të rifillojë angazhimet publike javën e ardhshme, pasi ka bërë përparim inkurajues në trajtimin e tij të kancerit.

Nuk do të jetë ende një rikthim i plotë në angazhimet zyrtare për Mbretin, por pallati po dërgon sinjale pozitive lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Mbreti do të fillojë të martën e ardhshme detyrat e tij, fillimisht me një udhëtim simbolik në një qendër të trajtimit të kancerit, ndërsa raportohet se planet e tij verore përfshijnë një vizitë shtetërore, ku ai do të presë perandorin dhe perandoreshën e Japonisë.

Buckingham Palace ka njoftuar se Mbreti do të vazhdojë trajtimin e tij, ndërsa shtoi se mjekët ishin shumë të inkurajuar nga përparimi i bërë deri më tani dhe mbeten pozitivë për rimëkëmbjen e tij.

Mbetet e pasigurt nëse ai do të marrë pjesë në disa nga ngjarjet e mëdha që vijnë në kalendar, të tilla si Trooping the Colour, përkujtimet e Ditës D, festat e kopshtit veror, Royal Ascot dhe udhëtimet jashtë shtetit në vjeshtë, raporton BBC.

Familja mbretërore e ka pasur një fillim të vështirë të vitit, ku edhe Princesha e Uellsit po trajtohet për kancer.

Ata janë përballur gjithashtu me një shqyrtim intensiv publik dhe spekulime të mediave sociale.