Belind Këlliçi, në fjalën e tij nga protesta para Bashkisë Tiranë e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita, në lidhje me dosjen “5D”, u shpreh se nuk do të tërhiqen nga aksioni.
Ai shtoi se ata që fusin duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës duhet të mbajnë përgjegjësi, pak rëndësi ka se kush janë ata.
Këlliçi tha se që nga koha kur kryetari aktual Erion Veliaj ka ardhur në krye të bashkisë, janë menaxhuar deri në 3 mld euro, ndaj duhet një audit i jashtëm i paanshëm që të bëjë transparencë në lidhje me atë se ku kanë shkuar këto para.
“Nuk do të ndalemi në aksionin tonë.
Kërkojmë audit ndërkombëtar të paanshëm që qytetarët të ketë të dhënat për buxhetin e bashkisë së Tiranës. 2-3 mld euro të menaxhuara nga Veliaj dhe qytetarët duhet të dinë se ku kanë shkuar taksat be tyre.
Ata që fusin duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës duhet të mbajnë përgjegjësi, pak rëndësi ka se kush janë ata”, ka deklaruar ai.