Vendosni fjalën kyçe....

Shkolla e Magjistraturës u mbush me patronazhistë


Nga Klodian Tomorri

Drejtësi dhe statistikë

Bëni një eksperiment të thjeshtë. Merrini nominalisht fituesit e provimit te magjistraturës dhe futini tek lista e patronazhisteve. Pjesa dërrmuese e tyre rezultojnë si votues të sigurtë të Partisë Socialiste.

Pastaj bëni dhe një kërkim të thjeshtë në google. Do të rezultojë që shumica derrmuese e tyre figurojnë si të punësuar në institucionet më politike të vendit. Juriste në ujësjellësa, koordinator informimi nëpër institucione, fëmijë e farefis vettingashesh, politikanësh e kështu me radhë.

Që votuesi i Rilindjes është më inteligjent dhe me i prirur akademikisht se sa pjesa tjetër e shoqërisë, kjo është e qartë si kristali. Ndaj këta fitojnë cdo konkurs.

Megjithate lista e fituesve te magjistratures eshte potencialisht një skenë e madhe krimi, që kap drejtësinë për 50 vitet e ardhshme. Ndaj fillimisht duhet pezulluar nga detyra titullari i Shkollës së Magjistraturës.

Paralelisht SPAK duhet të sekuestrojë në cilesinë e provës materiale provimet e kandidatëve. Kompania që ka ofruar shërbimin elektronik të vlerësimit të provimeve po ashtu duhet të merret nën hetim derisa të sqarohet e gjitha.

Ndoshta e gjitha është një problem teknik. Ndoshta rilindasi mesatar është me të vërtetë më inteligjent se sa shqiptari mesatar. Por një verifikim i thjeshtë nuk do t’i bënte keq askujt. Aq më tepër këtyre që kanë patur në dorë procesin e vlerësimit, të cilët kështu do të pastronin edhe cdo dyshim.