Vendosni fjalën kyçe....

“Vetëngrirja” e kryeministrit spanjoll, Rama: Kurrë mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë


Kryeministri Rama është solidarizuar me homologun spanjoll Pedro Sanchez, pasi ky i fundit vendosi “të vetëngrijë” funksionet për disa ditë deri në sqarimin e akuzave ndaj bashkëshortes së tij.

Rama shkruan në X se kryeministri spanjoll ka mbështetjen e tij në një kohë kur më shumë se kurrë duhet qëndresë ndaj gënjeshtarëve, shpifësve e manipuluesve. Në fund Rama i bëb thirrje Sanchez-it që të mos dorëzohet dhe se e vërteta do fitojë.

“I dashur@sanchezcastejon! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë duhet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike dhe instrumenteve të propagandës së tyre. Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, kurrë mos dysho se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur.” – shkruan Rama.

Letra e shprehjes së solidaritetit e Ramës vjen në mes të akuzave të opozitës ndaj të vëllait Olsi Rama për lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit dhe mes një reportazhi nga media italiane Rai 3 ku Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi, denoncohet si njeriu kyç i marravëshjes Rama-Meloni për emigrantët dhe si ish-avokat i trafikantëve të drogës dhe si ndërmjetës lidhur me një marrëveshje për një sipërfaqe toke rreth 30 mijë metra katrorë të lidhur me një ish-zyrtar të lartë italian, Gjeneral Fabrizio Lisi.