Busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili është i vendosur buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB, në Gjenevë të Zvicrës , është dëmtuar mbrëmjen e djeshme, nga persona të pa identifikuar ende.
Të shqetësuar nga kjo ngjarje, e përsëritur, komuniteti shqiptar në Zvicër ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes.
Sipas Le Canton27.ch, pas denoncimit në polici, autoritetet zvicerane kanë nisur hetimin në lidhje me rastin e vandalizimit.
Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtarët e shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari.
Atë e mundësoi Zvicra në shenjë falënderimi dhe respekti ndaj kombit dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i të cilëve besohet se është mbi 300.000.
Në përurimin e bustit te “Skenderbeut” morën pjesë qindra persona, ne mesin e tyre edhe shume veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar dhe shumë personalitete nga Tirana dhe Prishtina si dhe autoritete kantonale dhe zvicerane.