Vendosni fjalën kyçe....

Kanosje për shkak të detyrës dhe korrupsion në zgjedhje 2 të arrestuar me urdhër të SPAK, dy me masa sigurie më të lehta


Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrat e GJKKO për katër shtetas të cilët akuzohen për ushtrim të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Për shtetasit D.S 46-vjeç dhe A.O 62-vjeç SPAK ka kërkuar masën arrest në burg ndërsa për shtetasin A.H 47-vjeç, masën Arrest në shtëpi dhe për shtetasin Y.B 47-vjeç masën “detyrim paraqitje”.

Finalizohet operacioni i koduar “Ndikimi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e SPAK-ut.

Zbatohen urdhrat e datës 26.04.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:

D.S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A.O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A.H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Y.B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje””-njofton policia.