Pas fjalimit të mbajtur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në Konventën Kombëtare ka nisur edhe votimi për drejtuesit e rinj të partisë.
Në garën për atë që tashmë do të quhet President i PL dhe jo më kryetar, janë kreu aktual Meta dhe Faik Basha.
Po ashtu gara po zhvillohet edhe për pozicionin e zv/ Presidentes së partisë ku përballë deputetes Erisa Xhixho janë dy kandidate të tjera.