Vendosni fjalën kyçe....

Konventa që përjashtoi Kryemadhin dhe grupin e saj


Konventa e kësaj të shtune e Partisë së Lirisë, vulosi përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe njerëzve pranë saj nga struktura e Partisë së Lirisë.

Por, përveç pjesës dërrmuese të partisë që e braktisi, ish-kryetarja e LSI u braktis dhe nga femrat e kësaj force politike, të cilat shkallët e karrierës së tyre në politikë dhe në Partinë e Lirisë, i kanë ngjitur dhe falë mbështetjes së Kryemadhit.

Monika Kryemadhi u shfaq sot vetëm me Elona Gurin në krah. Ish-Sekretarja Organizative e shkarkuar si pjesë e klanit Kryemadhi ishte me të gjithë kohës.

Ndërkohë, që gratë e tjera të Partisë së Lirisë ishin në krah të Ilir Metës.

Erisa Xhixho e cila duartrokiste me pasion rëzimin e propozimit për buxhetin e grave që propozoj  Kryemadhin. 

Kryemadhi u braktis dhe nga Silva Caka e Kejdi Mehmetaj e shumë gra të cilat i ka mbështetur në karrierën e tyre.

Por, megjithëse e tradhëtuar nga gratë që vetë i rriti dhe teksa paralajmëroi një lloj tërheqje, akti i fundit politik i Monika Kryemadhit ishte për gratë e Partisë së Lirisë.

Ajo propozoi që 30% e buxhetit të fushatës elektorale, të shkonte për gratë që do kandidonin për deputete.

Propozimi në fillim u rrëzua ku të gjitha gratë në krah te Ilir Metës votuan kundër,  por me këmbënguljen e Kryemadhit, Konventa u detyrua t’a votojë.

Ilir Meta teksa e shikonte nga podiumi kryesor, u ndje i sfiduar dhe u detyrua të propozojë që nga 30% i Kryemadhit të bëhet 50%.

Pas miratimit të propozimit, Monika Kryemadhi me një hap prej fituesje u ngjit në podiumin e sallës së Pallatit të Kongreseve, duke thumbuar të gjitha gratë që e lanë vetëm, por dhe bashkëshortin e saj Ilir Meta.

E vetme dhe e tradhëtuar, Monika Kryemadhi aktin e fundit politik e kishte dhe për gratë, dhe për ato që e hëngrën në besë.